14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

​Mustafa: LDK është fanar që e ndriçon Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër i vendit, Isa Mustafa, ka shfrytëzuar 27 vjetorin e themelimit të LDK-së për t’iu thënë disa deputeteve se demarkacionin me Malin e Zi do ta votojnë sepse në këtë proces kanë një përgjegjësi historike.

Në përvjetorin e 27 të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u tha se ky subjekt politik ishte një fanar ndriçues e shtetit, përgjatë këtyre viteve.
Në këtë ceremoni, ku ishin familja Rugova, ministra, deputet, ambasadorë, anëtarë të komunave, themelues të degës së LDK-së, zyrtarë e persona të tjerë, fjalën e morri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministër i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se themelet e LDK-së, janë dëshmuar të forta sepse kjo parti vazhdimisht i ka përfaqësuar interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Mustafa përmendi zgjedhjet e ardhshme duke i cilësuar si një shans të kësaj partie për qeverisje lokale. Ai tha se duhet së bashku t’i shtyjnë përpara vendimet e tyre, ani pse këto nuk iu përshtaten opozitarëve.
Kurse për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Mustafa tha se duhet t’ia bëjmë me dije disa deputetëve se këtë çështje do ta zgjidhim, pasi për këtë çështje kanë një përgjegjësi historike.
Në fund, kryeministri Mustafa tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë shumë punë, por që janë mbuluar përkohësisht nga gazi lotsjellës, nga ngjyrosja e protestuesve.
Duke i cilësuar si pushtetkërkues, të cilët kanë kryer edhe sulme të armatosura, Mustafa tha se do të kaloj mjegulla dhe shteti i Kosovës do të ketë pamje të kristalizuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img