18.7 C
Pristina
Friday, September 24, 2021

Buy now

spot_img
Array

​Bajrami: Ligji mundëson investime të huaja pa pengesa burokratike

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se Ligji për Investime Strategjike, ofron një mekanizëm mjaft efikas ligjor për investitorët e huaj, që të realizojnë investimet e tyre në kohë më të shkurtër dhe pa pengesa burokratike. Kurse, Ligji për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, ofron qasje më të lehtë në financa për biznese.

Këto komente ai i bëri  në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë-Itali, që po mbahet në Romë të Italisë.

Pjesëmarrës në këtë forum janë mbi 70 biznese italiane dhe 21 biznese kosovare, të cilët kanë interesim për investime dhe bashkëpunim ekonomik të ndërsjellët në sektorët e ndryshëm.

Në këtë forum janë organizuar  takime B2B në mes të bizneseve italiane dhe kompanive kosovare me qëllim të krijimit të marrëdhënieve investive e tregtare në mes dy vendeve.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami informoi pjesëmarrësit rreth proceseve ekonomike të cilat janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në të mirë të përmirësimit të mjedisit afarist dhe tërheqjes së investimeve të huaja në vend, duke shpjeguar disa nga politikat e rëndësishme, përkatësisht reformat strukturore dhe fiskale cilat janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në të mirë të përmirësimit të mjedisit afarist dhe tërheqjes së investimeve të huaja në vend.

Bajrami tha se angazhimi i Qeverisë për përmirësimin e mjedisit afarist, eliminimi i barrierave administrative, përmirësimin e infrastrukturës, ofrimin e iniciativave, ka shënuar rezultate pozitive që janë konfirmuar edhe nga Raporti i fundit i Bankës Botërore, i cili e ka nxjerrë Kosovën në vendin e 60 në nivel global sa i përket lehtësisë së të bërit biznes.

Ndërsa, në aspektin e ndërtimit të një legjislacioni dhe të përshtatshëm për bizneset ministrja përmendi edhe Ligjin për Investime Strategjike, i cili, siç tha ajo, ofron një mekanizëm mjaft efikas ligjor për investitorët e huaj, që të realizojnë investimet e tyre në kohë më të shkurtër dhe pa pengesa burokratike; si dhe Ligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, i cili ofron qasje më të lehtë në financa për biznese.

Ministrja Bajrami theksoi gjithashtu se Kosova ka liberalizuar tregtinë me tregjet të mëdha përmes marrëveshjeve të tregtisë së lirë, si CEFTA, MSA, etj., të cilat mundësojnë që kompanitë ndërkombëtare të prodhojnë në Kosovë me kosto të lirë operative dhe të eksportojnë në këto tregje pa detyrime doganore. Ajo i ftoi bizneset italiane dhe të tjerë që të investojnë në Kosovë dhe u zotua se qeveria e vendit do t’u ofrojë mbështetjen e plotë institucionale.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,954FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles