16.5 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

​LDK: Disa opozitarë me deficite morale e politike janë befasuar me të dhënat e papunësisë

Partia e Isa Mustafës ka thënë se disa anëtarë partish opozitare me mungesë të integritetit moral, politik e intelektual kanë reaguar të dëshpëruar për normën e papunësisë në Kosovë.

“Ata që gënjyen se Kosova po humb territor dhe e shitën gënjeshtrën e tyre për vërtetë, duke dëmtuar rëndë Kosovën, qytetarët dhe sovranitetin e Kosovës, sot po përkunden në djepin e gënjeshtrave dhe jo larg edhe subjektivitetin e tyre do ta përjetojnë si të gënjeshtërt”, thuhet në reagim të LDK’së.
Lexojeni të plotë reagimin e LDK’së:
Lidhja Demokratike e Kosovës i gëzohet të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat konfirmojnë se papunësia në Kosovë ka rënë për 9,1 % dy vitet e fundit.
LDK-ja vlerëson se këto rezultate impresive janë fryt i punës dhe përkushtimit të Qeverisë së Kosovës, e cila përmes reformave ekonomike e fiskale, përmirësimit të ambientit të biznesit, forcimit të sektorit bujqësisë dhe fuqizimit të të gjitha fushave që lidhen me ekonominë, arriti përqindjen më të madhe të rritjes ekonomike në rajon, trend i cili po vazhdon, duke bërë që të bie edhe papunësia.
Me këtë rast, LDK është e befasuar me dëshpërimin që ka shkaktuar ky lajm i mirë te disa anëtarë partish opozitare, kryesisht të parëndësishëm dhe me deficite morale, politike e intelektuale.
Reagimet negative ndaj sukseseve në Kosovë, janë edhe një dëshmi se partitë dhe individët të cilët tash e dy vjet janë shndërruar në pengesën e vetme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës përmes kauzave të rrejshme, po e vuajnë çdo të arritur për qytetarët dhe Kosovën.
Ata që gënjyen se Kosova po humb territor dhe e shitën gënjeshtrën e tyre për vërtetë, duke dëmtuar rëndë Kosovën, qytetarët dhe sovranitetin e Kosovës, sot po përkunden në djepin e gënjeshtrave dhe jo larg edhe subjektivitetin e tyre do ta përjetojnë si të gënjeshtërt.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles