2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

​Milan zbarkon në Kosovë, takohen me drejtuesit e Feronikelit (Foto)

Sot në Drenas, në ambientet e klubit KF Feronikeli, kanë qëndruar menaxherët e akademisë së klubit të madh të futbollit, AC Milan

Menaxherët e akademisë “Milan Junior Camp” Stefano Falghera dhe Massimiliano Sopranzi, vizituan klubin e Feronikelit me qëllim bashkëpunimi në mes të dy akademive.

Për këtë vizitë bërë Feronikelit, foli menaxheri gjeneral Stefano Falghera, i cili tha se kjo është hera e parë që zyrtarë të kësaj skuadre janë në Kosovë.

“A.C Milan është për herë të parë në Kosovë, e them këtë së kam dëgjuar së edhe me parë në emër të A.C Milanos ka fol dikush këtu në Kosovë. Nuk jemi rastësisht këtu në Drenas, në klubin tuaj, ardhja jonë këtu vjen pas sugjerimeve që morëm për një klub serioz dhe mirë i organizuar. Qëllimi i kësaj vizitë ka të bëj me mundësinë e bashkëpunimit mes akademisë tonë “Milan Junior Camp” dhe akademisë KF Feronikeli”, tha Falghera.

Nga ana tjetër presidenti i klubit kosovar, Ekrem Elshani falënderojë për vizitën dhe zgjedhjen e KF Feronikelit nga ana e klubit të madh italian A.C Milan, për bashkëpunim.

“Për klubin e Feronikelit është nderë dhe privilegj që një klub i madh e me traditë siç është A.C Milano të na vizitoj dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim”.

Dy palët u akorduan që të shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img