16.5 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

​Tahiri inauguroi objektin e Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot ka inauguruar objektin e Qeverisë së Kosovës në komunën veriore të Mitrovicës.

Me këtë rast ministrja Edita Tahiri deklaroi se pas një periudhe disamuajshe të përgatitjeve intensive të bëra nga Ministria për Dialog dhe Ministria e Administratës Publike si dhe me angazhimin e të gjitha institucioneve dhe në veçanti të mbështetjes së Zyrës së Kryeministrit janë sot ka filluar puna e institucioneve qendrore në pjesën veriore të vendit.
Në këtë objekt do t’i kenë zyrat 15 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushë veprimtari lokale si Ministria e Administratës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Statistikave, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve, Agjencia Kadastrave, Agjencia e Arkivave, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Gjithsejtë do të punojnë 105 zyrtar të punësuar në këto institucione, tha Tahiri.
Po ashtu edhe një objekt tjetër i Qeverisë së Kosovës do të hapet pas Vitit të Ri në komunën e Zubin Potokut dhe një tjetër në Leposaviq me të cilat do të plotësohet tutje progresi në shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore të vendit i cili është i një rëndësie strategjike.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles