9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

​A i ka rënë pishman Hoxhaj për deklaratat rreth takimit Rama-Vuçiq? (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjinin, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për deklaratat e tij të bëra menjëherë pas takimit të fundit ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hoxhaj ka thënë se deklaratat e tij kanë ardhur si rrjedhojë e shqetësimit të tij se Shqipëria po lëviz shpejt në raport me Serbinë.
Ai ka treguar se nuk mund të ketë normalizim të raporteve të Serbisë me Shqipërinë, por normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse ky koncept ka të bëjë me konfliktin dhe luftën mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas Hoxhajt, deklaratat kanë qenë qëndrim ndaj një episodi të vetëm, pra ndaj vizitës së Ramës në Beograd, dhe nuk kanë pasur të bëjnë me marrëdhëniet e përgjithshme Prishtinë-Tiranë.
Ministri i Jashtëm i Kosovës në “Komiteti Qendror” ka treguar se ka pasur takime të mëvonshme me homologun e tij shqiptar dhe me kryeministrin Rama, dhe se deklaratat e tij nuk kanë ndikuar në prishje të raporteve. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img