7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

​E dhimbshme: Ja çfarë bënte Shaqiri për të fituar para kur nuk ishte futbollist

Xherdan Shaqiri ka treguar për jetën e vështirë që e kishte para se të bëhej futbollist

Ylli i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka treguar se si dikur i është dashur të korrte barin e komshiut, në mënyrë që të fitonte disa para e të ishte në gjendje të shkonte në stërvitje të Baseli.
Ai po ashtu tregoi edhe sakrificën që bënte vëllai i tij Erdini për të.
“Më kujtohet ende sesi dy vëllezërit dhe më vonë unë mbuluam shpenzimet për të qenë lojtarë moshash te Baseli. Në atë kohë duhej të merrje përsipër vetë gjysmën”, tha fillimisht Shaqiri gjatë një interviste për SPOX.
“Ishin mbi një mijë franga. Vëllai im Erdini një javë punoi si montues syzesh plastike, ndërsa unë korrja barin e komshiut, me qëllim që të mblidhja më shumë para”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img