15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

​Netanyahu akuzon Obamën për orkestrimin e Rezolutës së OKB-së

Kryeministri izrealit Benjamin Netanyahu, ka përshkallëzuar kritikat e tij ndaj administratës Obama të cilat nisen të dielën, duke e akuzuar publikisht presidentin amerikan se e ka orkestruar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënoi ndërtimin vendbanimeve të Izraelit.

Kjo ishte dita e dytë radhazi  që Netanyahu  reagon pas  votimit të së premtes për rezolutën, e cila kaloi dhe u cilësua si  një shuplakë e  fortë diplomatike për Izraelin në sfondin e negociatave të gjata, të ngecura për një zgjidhje mes dy shteteve, ajo e  konfliktit izraelito-palestinez, shkruan New York Times.
Rezoluta pohoi se ndërtimi i vendbanimeve  izraelite në territorin që palestinezët pretendojnë se i takon shtetit te tyre, është një pengesë e madhe për procesin e paqes dhe një “shkelje flagrante sipas ligjit ndërkombëtar.”
Shtetet e Bashkuara  janë përmbajtur nga përdorimi i vetos , siç ka bërë shumë herë më parë për të mbrojtur Izraelin nga dënimi i tillë në Kombet e Bashkuara

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img