13.8 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Buy now

spot_img

​PDK: NISMA e AKR po blejnë votat

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, Betim Berisha, ka thënë se Drenasi tashmë është vërshuar nga aktivistë të Nismës nga Malisheva dhe AKR-së nga Mitrovica, të cilët po tentojnë që t’i blejnë votat.
Berisha në një konferencë për media tha se asnjë komisioner i PDK-së nuk e ka provokuar situatën dhe se ata që po provokojnë situatën janë komisionerët e Nismës
. Berisha i ftoi simpatizantët e Nismës dhe AKR-së që të mos humbin kohë, dhe të mos udhëtojnë nga Mitrovica e Malisheva për ta prishur procesin zgjedhor në Drenas, sepse do të ndahen të zhgënjyer me votën që do ta marrin nga qytetarët e Drenasit.

“Unë do t’ua jap një lajm juve dhe i bëj apel Policisë në Drenas dhe Prokurorisë se tash veç ka filluar të mbushet Drenasi aktivistë nga Malisheva dhe Mitrovica, të cilët besoj dhe shpresoj që procesi të shkoj mirë. Mirëpo vërshimi i tyre në këto orë të vona, duke i munduar t’i joshin qytetarët e Drenasit dhe të blejnë votën e qytetarëve të Drenasit, unë u them se nuk blihet vota e qytetarëve të Drenasit. PDK është e sigurte që do të jetë fitimtare në këto zgjedhje
LEXO:  Nisma: PDK po shpif!

…Unë i ftoj dhe partitë tjera të cilat i ka kapur një panik, s’ka nevojë as nga Mitrovica, e sidomos as nga Malisheva që t’i kap panik për humbjen e tyre në Drenas. Unë ftoj dhe bëj apel të gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve që ta ruajnë votën e qytetarit ashtu siç e kanë ruajtur çdo herë”, tha zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img