10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

+10 gjëra që supersticiozët thonë se duhet t’i bëni natën e Vitit të Ri për fat të mirë!

1.

Sirtaret, frigoriferi dhe e gjithë shtëpia duhet të jenë të mbushura! 

2.

Lini dyert hapur. Thuhet se duke bërë kështu, do të nxirrni jashtë gjithë energjinë e keqe!

3.

Pastroni shtëpinë, për një fillim të ri. Me siguri kjo s’është e nevojshme për t’u listuar sepse askush më shumë se mamatë shqiptare s’i ka fiksim “punët e Vitit të Ri”.

4.

Mbani një valixhe të hapur gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit nëse doni të udhëtoni më shumë!”

5.

Vishni të brendshme të kuqe nëse doni fat të mirë dhe suksese përgjatë vitit.

6.

Puthni dikë në mesnatë. Besohet se duke bërë këtë, shanset për romancë në muajt e ardhshëm janë shumë të larta.

7.

Mos nxirr asgjë jashtë shtëpisë pas mesnatës dhe para 2 janarit. Madje, mos derdhni as plehrat. Besohet se duke bërë të kundërtën, padashje mund të “flakni tutje” fatin e mirë që keni mbledhur.” As tryezën e Vitit të Ri mos e pastroni atë mbrëmje.

8.

Bëni kujdes me njerëzit që fusni të parët në shtëpi. Sigurohuni të mos vijnë duarbosh dhe përgjithësisht të konsiderohen si të mbarë.

9.

Bëni pak zhurmë pas orës 12:00.

10.

Hani 12 kokrra rrushi në mesnatë. 

11.

Keni ditëlindjen me 1 janar? Konsiderohet fat i mirë, kështu që merrni frymë thellë!

12.

Vishni diçka me pika, nëse doni më shumë para këtë vit.

13.

Mos harroni shampanjën! Hapeni ju!

Burimi: Glamour

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img