7.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

spot_img

10 këshilla për dhëmbë sa më të bardhë plot shkëlqim

Foto: Linku fb Dental Home 

Një rol tejet të rëndësishëm për një buzëqeshje sa më të bukur luajnë edhe dhëmbët e bardhë. Këta të fundit, sipas studimeve, i japin njeriut më tepër vetëbesim, por shpeshherë konsumimi i ushqimeve të ndryshme, pirja e duhanit e shumë faktorë të tjerë ndikojnë në prishjen e dhëmbëve. Më poshtë po japim disa këshilla të vlefshme për një buzëqeshje të mrekullueshme e dhëmbë që shkëlqejnë.

Lani me kujdes dhëmbët

Kushtojini vëmendje përdorimit të fillit dentar në mbrëmje dhe lani dhëmbët për 2?3 minuta, 2 herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta dhe përdorni të paktën një herë në ditë fillin dentar. Përdorni shpëlarës goje të fluorizuar përpara periudhës së gjumit.

Konsumoni fruta dhe perime

Molla, dardha, luleshtrydhet, selino dhe karotat do të mund t’ju ndihmojnë që të keni dhëmbët sa më të bardhë. Nëse do t’i fërkonit dhëmbët çdo mëngjes me luleshtrydhe, atëherë kjo do t’ju ndihmojë të hiqni njollat.

Pini sa më shumë ujë
Uji është ideal për dhëmbë të bardhë. Konsumimi i ujit pas ushqimit, ndihmon në parandalimin e njollave.

Mos përdorni furça të forta

Një furçë dhëmbësh duhet të ndërrohet mesatarisht çdo 3 muaj. Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakteriale, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore. Fërkimi i vazhdueshëm i dhëmbëve me furça të forta mund të shkaktojë probleme afatgjata tek dhëmbët, pasi i dobëson ato nga mbrojtja e tyre natyrore.

Mos pini duhan

Të lini duhanin mund të duket e vështirë për t’u arritur, por në të vërtet sjell përfitime maksimale në kujdesin për dhëmbët, duke i mbajtur të shëndetshëm e të bukur e duke evituar zverdhjen e tyre.

Mos e teproni me kafen

Gjithashtu, duhet të mundoheni që të reduktoni edhe teprimet me kafen gjatë ditës. Shumë njerëz kanë dëshirë që të konsumojnë disa kafe gjatë ditës, por nuk e dinë që kafja është një armik për dhëmbët. Por, kjo nuk do të thotë që ne të heqim dorë dhe të mos pimë kafen, thjesht të mos e teprojmë me të.

Shkoni te stomatologu

Për të mbajtur larg problemet të cilave iu referuam në fillim duhet të dimë që vizita e parë te dentisti, e cila më pas duhet të jetë periodike duhet të kryhet çdo 6 muaj dhe duhet të fillojnë që në moshën 6 muajshe, kohë në të cilën nis dhe dalja e dhëmbëve të parë. Kjo rutinë nuk duhet ndërprerë më pas. Profilakisa ose e thënë ndryshe parandalimi është forma më e mirë dhe më e rëndësishme në parandalimin e këtyre problemeve, që kanë të bëjnë me prishjen e dhëmbëve, si dhe më ndalimin e procesit karioz.

Mos konsumoni pije të gazuara

Shumë pije të gazuara të cilat janë në treg nuk janë aspak aleate besnike për zbardhjen e dhëmbëve. Acidet që ato përmbajnë si ai fosforik, citrik e “zhveshin” smaltin.

Pini lëng limoni

Lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral kundër njollave joestetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafja.

Largoni furçën nga tualeti

Tualeti nuk është vendi më i mirë për të ruajtur një furçë dhëmbësh dhe ,bulojeni gjithnjë për të shmangur kontaktin me mikrobet.

https://www.facebook.com/DentalHome.rks

 

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img