8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

10 raste të reja me AIDS në Kosovë

Në Kosovë sivjet janë shënuar 10 raste të reja me HIV. Ndërsa në mbikëqyrje mjekësore janë 33 pacientë të prekur nga virusi, i cili ka shkaktuar AIDS-in

Janë dhjetë raste të reja në Kosovë që sivjet kanë rezultuar pozitive në virusin HIV. Kjo është bërë e ditur nga shefi i Repartit A, të Repartit Infektiv, Dr. Murat Mehmeti.
Ai udhëheq repartin ku janë në mbikëqyrje mjekësore 33 pacientë, të cilët janë të prekur nga virusi që ka shkaktuar AIDS-in.
“Momentalisht janë 33 pacientë që janë në mbikëqyrje. Prej tyre 25 janë nën trajtim mjekësor dhe 8 nuk janë duke marrë terapi”, ka thënë doktori Mehmeti për Gazetën “Zëri”.
Numër në rritje i rasteve me HIV-AIDS
Ai ka thënë se sivjet është një numër në rritje i rasteve të raportuara për dallim me ato të viteve paraprake.
“Krahasuar me vitet tjera është numër më i madh. Çdo vit kemi pasur nga 2-3 raste. Ndërkohë, sivjet karakteristikë është që raste të reja kemi pasur disa djem të rinj homoseksualë”, ka thënë doktori Mehmeti.
Ai ka thënë se ndonëse nuk është bërë ndonjë analizë e saktë në lidhje me këtë numër në rritje, një nga faktorët mund të jetë edhe sensibilizimi i qarkut ku kanë ndodhur marrëdhëniet homoseksuale.
“Nuk kemi ndonjë të dhënë që sivjet kemi numër më të madh të testuarve në krahasim me vitet tjera”, ka thënë doktori Murat Mehmeti, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img