12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

100 kandidatë për një vend të punës në Prishtinë

Garë e ashpër është duke u zhvilluar për të fituar një vend të punës në administratën e Komunës së Prishtinës.

Që në orët e mëngjesit të ditës së hënë qindra qytetarë i janë drejtuar shkollës Fillore ‘Model’ për t’u futur në provimin me shkrim për pozitën Zyrtar i Gjendjes Civile.
Siç ka mësuar lajmi.net, për dhjetë vende të lira në këtë pozitë e cila është në kuadër të Drejtorisë së Administratës kanë garuar rreth 850 persona, ndërkohë rreth 750 nga ta i janë nënshtruar testit sot në orën 09:00 të mëngjesit, ngase rreth 100 nga ta nuk i kanë plotësuar kushtet e kërkuara me konkurs për tu futur nw testin e parë më shkrim, i cili ishte shpallur me datë 10 qershor 2016. Testi është duke u mbajtur ne tri turne.
Sipas njoftimit të konkursit të publikuar  për pozitën Zyrtarë i gjendjes civile, një ndër kushtet e kërkuara kanë qenë: Diplomë universitare pa përvoje ose shkollë e lartë dhe së paku dy (2) vite përvoje pune , si dhe njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës , të fituara përmes arsimit universitar /Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img