6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

100 raste të sëmundjes gungore të gjedheve në Istog

Komuna e Istogut është duke u përballur me një gjendje shqetësuese të sëmundjes Gungore të gjedhit , ku tashmë janë të evidentuara 18 raste të asgjësimit në mënyrë të kontrolluar dhe sipas informatave nga tereni mbi 100 raste të tjera janë të prekura nga kjo sëmundje, ku çdo ditë po paraqiten dy deri ne tri raste të reja.
Në një njoftim për media thuhet se, ky fenomen është shndërruar në shqetësues, andaj edhe është mbajtur sot takim me përfaqësuesit e firmave veterinare të komunës së Istogut, për marrjen e masave parandaluese së sëmundjes gungore te gjedhit .
‘Nga ky takim u konkludua se gjendje është alarmante dhe shqetësuese, andaj komuna e Istogut kërkon nga Agjensioni i Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës, të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e veta për sigurimin e mjeteve për blerjen e vaksinave, që ndikojnë në parandalimin e kësaj sëmundje dhe të shohin mundësinë e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga kjo sëmundje për shkak se fermerët e komunës së Istogut rritjen e gjedhit e kanë burim të vetëm të jetesës”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se Komuna e Istogut ka marrë të gjitha masat për parandalimin e kësaj sëmundje duke bërë mbylljen e tregut të kafshëve, hapjen e gropës për groposjen dhe asgjësimin tyre dhe kontrollimin e mishit në thertore dhe në pika të shitjes së tij nga inspektori komunal i veterinarisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img