10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

11 ditë nga vendosja e nëntë barrikadave në veri, situata mbetet e njëjtë

Barrikadat e vendosura në veri të vendit tash e njëmbëdhjetë ditë vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Serbët lokalë kanë ngritur edhe një tjetër barrikadë në “Kroin e Vitakut”, përkatësisht nga Mitrovica në drejtim të Zvecanit, duke çuar kështu numrin e tyre të përgjithshëm në nëntë.

Dyqanet janë hapur ndërkaq edhe nëpër shkolla e fakultete mësimi ka filluar të mbahet, raporton KosovaPress.

Vërehet prezencë e shtuar e pjesëtarëve të KFOR-it në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ndryshe PK-ja gjatë ditës së djeshme doli me një njoftim për situatën në këtë pjesë.

Siç njoftoi PK, që nga vendosja e nëntë barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim. /kp/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img