0.2 C
Pristina
Friday, February 3, 2023

Buy now

spot_img

15 vjet burgim burrit të akuzuar se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes e cila më pas vdiq në QKUK

Në rigjykim, Gjykata Themelore në Prizren, të hënën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Ilir Haxhiaj, duke e dënuar me 15 vjet burgim efektiv për akuzën se ushtroi dhunë në ditën kur i vdiq bashkëshortja.

Haxhiaj akuzohej se pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me bashkëshorten e tij H.D, teksa kishte qenë duke vozitur, kishte ndalur makinën, kishte nxjerrë nga vetura me forcë tani të ndjerën dhe kishte filluar ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar në të gjitha pjesët e trupit dhe pasi tani e ndjera ishte rrëzuar në asfalt të rrugës, ia ka kapur kokën dhe disa herë e ka goditur për asfalti. Më pas, H.D., kishte vdekur në QKUK.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Haxhiaj u shpall të hënën, nga kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Haxhiaj ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në shkurt të vitit 2021 dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vitesh.

Mirëpo, Gjykata Supreme sipas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të avokatit mbrojtës, rastin e ka kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 gusht 2019, Ilir Haxhiaj akuzohej se më 31 maj 2019, rreth orës 17:30 minuta, duke drejtuar veturën “Suzuki” Wagon R+ në rrugën “Gusia” në dalje të fshatit Samadraxhë, ku ishte me bashkëshorten e tij, të ndjerën H.D., e ulur mbrapa me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj i akuzuari Ilir Haxhiaj e ka ndalur makinën në anën e djathtë të rrugës dhe e ka nxjerrë nga vetura me forcë të ndjerën.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Haxhiaj pasi kanë dalë jashtë nga vetura, ka filluar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H. D., duke e grushtuar në të gjitha pjesët e trupit e cila pastaj është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia ka kapur kokën dhe disa herë e ka goditur për asfalti ku i pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore dhe në vertikuj.

Si pasojë e dëmtimeve në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, H. D., kishte vdekur në QKUK në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img