14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Bahtiri thotë se muri i ndërtuar në veri është aksident

Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës së Jugut ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se muri i ndërtuar në pjesën veriore pranë Urës së lumit Ibër është aksidental dhe nuk është pjesë e planit për rivitalizim të arritur mes palës kosovare e serbe në Bruksel.

“Muri është aksident, por ne nuk do ta lejojmë prandaj kemi thirrur Bashkimin Europian”, ka thënë ai.
Bahtiri ka thënë se as pala kosovare e as BE-ja nuk kanë qenë në dijeni se pala serbe ka ndërmend ta ndërtojë një mur.
“Për ne dhe BE-në ka qenë rastësisht, sepse ne nuk e kemi ditur se ekziston ai plan në pjesën veriore”.
Kryetari i Mitrovicës në një intervistë ekskluzive nga Ura e Ibrit me Kushtrim Sadikun ka siguruar edhe njëherë se nuk do të lejojnë devijime as centimetrike nga plani i arritur në Bruksel për rivitalizim të urës.
“Plani që është arritur për rivitalizimin e urës në Bruksel nuk është i prekshëm, plani është duke shkuar në mënyrë përfekete”, thot ai.
“Projekti që është finalizuar në Bruksel, nuk është i prekur dhe nuk ka ndryshuar asgjë në të. Ka qenë pjesa e dytë e projektit që është nga komuna e pjesës së Veriut, që financohet nga komuna dhe kompani të ndryshme, por edhe ata kanë pasur ta bëjnë një shesh, siç e kemi ne në Jug. Kur e kemi parë murin 2 metra ne kemi ndërhyrë, kam thirrur Bashkimin Europian menjëherë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img