8.8 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

16 vjeçari në Kanada vret dy policë në detyrë

Dy oficerë policie në provincën perëndimore kanadeze të Albertës u qëlluan dhe u vranë në krye të detyrës teksa po i përgjigjeshin një mosmarrëveshjeje familjare, raporton BBC.

I dyshuari për të shtënat fatale është një 16-vjeçar, sipas raportimeve në mediat kanadeze.

Policia në qytetin e Edmonton tha se adoleshenti vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri. Një grua e cila ka lidhje me të dyshuarin është dërguar gjithashtu në spital me lëndime të rrezikshme për jetën.

Shefi i policisë Dale McFee tha se dy oficerët u qëlluan të enjten pasi iu përgjigjën një telefonate për mosmarrëveshje në familje në një kompleks apartamentesh në Edmonton rreth orës 00:47.

Policia nuk e ka konfirmuar publikisht moshën e të dyshuarit, por burime policore kanë thënë për CBC dhe gazetën kanadeze Globe and Mail se ai ishte 16 vjeç dhe se gruaja e plagosur ishte nëna e tij.

Tetë policë janë vrarë në krye të detyrës në Kanada në gjashtë muajt e fundit. Vdekjet e tjera ndodhën në Ontario dhe British Columbia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img