22.7 C
Pristina
Friday, September 24, 2021

Buy now

spot_img
Array

Fasulet duhet të konsumohen për çdo ditë, thonë hulumtimet

Konsumi i përditshëm i gatuar i fasuleve është i lidhur me një përqendrim më të ulët të të ashtuquajturit kolesterolit të keq (LDL) në gjak. Efekt të njëjt kanë edhe bishtajoret e tjera si për shembull bizelja.

Hulumtuesit kanadezë nga Spitali St Michael në Toronto, bazuar në monitorimin e 1.037 të anketuarve, llogaritën se konsumi ditor i gatuar i fasuleve apo bishtajoreve të tjera mund të jetë i lidhur me përqendrim më të ulët të kolesterolit LDL në gjak deri në pesë për qind.

Pjesëmarrësit në këtë studim i konsumuan këto ushqime në një kohëzgjatje mesatare prej gjashtë javësh, ndërsa sasia e bishtajoreve që konsumuan ishte shumë e vogël, rreth tri të katërtat e një filgjani.

Shumica e të anketuarve ishte i moshës së mesme, me moshë mesatare 51 vjeç, ndërsa ushqimet bishtajore në kontrollin e kolesterolit të keq kanë qenë pak më të efektshme tek meshkujt.

Studiuesit shpjegojnë se një pjesë e madhe e fasuleve dhe bishtajoreve të tjera në ushqim rezultojnë me reduktim të konsumit të ushqimeve me sasi të larta të yndyrës ose indeksit më e lartë glikemik.

Përveç kësaj, bishtajoret janë një burim i mirë i fibrave, proteinave me origjinë bimore, vitaminave dhe mineraleve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,954FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles