14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

2016, viti më i suksesshëm në karrierën e Ronaldos

Viti 2016 është më i miri në karrierën e Cristiano Ronaldos, i cili ka fituar të gjithë trofetë ekipore, por edhe individuale.
Asi portugez pritet të fitojë edhe çmimin e lojtarit më të mirë të vitit të cilin e ndan shtëpia më e madhe e futbollit në botë.
Pas ‘Topit të Artë’ dhe Botërorit të Klubeve, trofeu i radhës për Ronaldon është çmimi “Lojtari më i mirë i vitit”.
Sipas burimeve të përditshmes katalanase “Mundo Deportivo”, Ronaldo ka fituar garën me Lionel Messin.
“Sulmuesi portugez ka fituar jo vetëm konkurrencën me Messin por me të gjithë lojtarët e tjerë në garën për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit” që dorëzohet nga FIFA”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Kujtojmë që ceremonia zyrtare do të organizohet më 9 janar në Zyrih të Zvicrës.

Kjo është hera e parë që Ronaldo do të fitojë këtë çmim pasi gjatë 5 viteve të fundit, FIFA nuk e akordoi për shkak të marrëveshjes me “France Football” për Topin e Artë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img