19.3 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Buy now

spot_img
Array

Statusi i Donald Trumpit në Twitter e lë Meksikën të tronditur (FOTO)

Qeveria meksikane ka thënë se nuk ka ndonjë reagim të menjëhershëm ndaj statusit të presidentit amerikan, Donald Trump, në Twitter, në të cilin Trump i bëri thirrje presidentit të Meksikës, Enrique Pena Nieto, që ta anulojë vizitën në Uashington, nëse vendi i tij nuk paguan për ndërtimin e murit.

Ky ishte statusi i Trumpit në Twitter: “Nëse Meksika nuk është e gatshme të paguajë për murin e shumë nevojshëm, atëherë do të ishte shumë më mirë që ta anulojë takimin e ardhshëm në Uashington DC,” transmeton Express.

Ndërkohë, dje Trump tha se do të nisë ndërtimin e murit përgjatë kufirit meksikano-amerikan dhe u zotua se do ta bënte Meksikën t’i paguajë shpenzimet e murit. Por, Meksika e kundërshton ndërtimin e murit dhe vazhdimisht e ka përsëritur se nuk do të paguajë për të.

Zyrtarët meksikanë kanë thënë se nuk kanë ndonjë reagim të menjëhershëm ndaj komenteve të Trumpit, por njoftuan se janë duke e konsideruar anulimin e takimit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,956FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles