4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

24 vjet nga rënia heroike e Shkëlzen Haradinajt

Sot shënohet 24-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorët e lartë të Brigadës 131 ”Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.

Shkëlzen Haradinaj u lind më 25 mars të vitit 1970, në Gllogjan. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në fshatin Rrezarë.

Në vitet 1989 e 1990, kur populli i Kosovës po ballafaqohej me formën e egër të shtypjes serbe, pas heqjes së autonomisë formale të Kosovës, ai mori pjesë në protestat e organizuara në Deçan e në vende të tjera, duke dhënë provat e para të luftimit të pushtuesit serb.

Shkëlzeni që në vitin 1993, anëtarësohet në njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat ishin formuar në trevën e Dukagjinit.

Në fillim të prillit të vitit 1999, kur në trevën e komunës së Deçanit e të Gjakovës u zhvilluan luftime të ashpra, Shkëlzeni organizoi tërheqjen e ushtarëve të plagosur në drejtim të Burimit (ish-Istogut), ku vepronte brigada 133 “Adrian Krasniqi”.

Në këtë rast ai komandoi njësinë e pararojës për të mundësuar transferimin e këtyre ushtarëve në një vend më të sigurt. Disa ditë më vonë, Shkëlzeni me bashkëluftëtarët e vet u kthye në malet e Maznikut, ku ndodhej e strehuar popullata civile, e cila ishte vënë nën rrethimin e armik

Ai fillon luftimet për të thyer këtë rrethim. Në shkëmbim të zjarrit me armikun, më 16 prill të vitit 1999, bie për lirinë e Kosovës, për të cilën kishin luftuar shumë breza atdhetarësh shqiptarë.

Në të njëjtën fushë të betejës, nga plumbat e armikut ranë edhe dëshmorët Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj dhe Hasim Halilaj, që të tre nga fshati Gllogjan.

Shkëlzeni ishte vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptare, deri sa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img