5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

29 punëtorë të pa specializuar punojnë në Emergjencën e Vushtrrisë

Qendra e Emergjencës në spitalin e Vushtrrisë është duke ofruar shërbime me punëtorët shëndetësorë të Urgjencës, të cilët punojnë në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
29 punëtorë, në mesin e tyre edhe 5 mjekë të përgjithshëm, po ofrojnë shërbime shëndetësore pa pasur specializime në fushën e emergjencës, si shkak i mosplotësimit të vendeve të punës nga ana e SHSKUK-së. Drejtori i Shëndetësisë pranon se kjo gjendje e krijuar është e paligjshme dhe pret që Ministria ta zgjidhë situatën, raporton KTV.
29 punëtorë shëndetësorë që punonin në urgjencën e QKMF-së në Vushtrri, tani janë transferuar në Emergjencën e spitalit të kësaj komune.
5 mjekë të përgjithshëm, 19 infermierë dhe 4 punëtorë të tjerë nga kujdesi primar shëndetësor kanë kaluar në atë dytësor pas funksionalizimit të spitalit.
Mosplotësimi i vendeve të punës nga ana e SSHKUK-së ka bërë që situatën në duar ta marrë vetë komuna, e cila u detyrua që repartin e emergjencës ta mbulojë me mjekë të përgjithshëm.
Për drejtorin e shëndetësisë kjo gjendje është e paligjshme dhe ai pret që ministria së shpejti ta zgjidhë situatën.
Për faktin që stafi, i cili është momentalisht duke punuar në emergjencë nuk ka përgatitje profesionale, është i vetëdijshëm edhe drejtori i Spitalit, por që, sipas tij, 1 milion eurot e investuara vetëm për Emergjencën e këtij spitali do të shkonin dëm po të mos bëhej kjo zgjidhje e përkohshme.
Ministri i shëndetësisë e pranon se SHSKUK-ja nuk ka pasur mundësi që t’i mbulojë pagesat, por zgjidhjen e kësaj situate ai e sheh përmes sigurimit të një fondi të veçantë për specialistët.
Për renovimin e këtij spitali, Emiratet e Bashkuara dhanë donacion rreth 7 milionë euro, ndërsa vetëm në repartin e Emergjencës u investuan 1 milion euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img