5.3 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

spot_img

3 Lëngjet më të mira kundër konstipacionit për tretjen e mirë

Fibra është elementi kyç i një sistemi të shëndetshëm tretës.

Mungesa e saj ndikon kryesisht në lëvizjen e zorrëve dhe shkakton konstipacion.

Në kombinim me ujin, fibra mundëson një tretje të shkëlqyer dhe më pak probleme me stomakun.

Ky kombinim i artë gjendet tek frutat dhe perimet të cilat jo vetëm kanë rol hidratues por edhe përmirësojnë tretjen dhe shmangin konstipacionin.

3 lëngjet më të mira kundër konstipacionit

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org kanë listuar tre lëngjet më të mira krejt natyrale që përmirësojnë tretjen dhe shmangin konstipacionin.

Lëngu i mollës

Një mollë mesatare ofron 4.4 gramë fibër dhe 18 gramë sheqer.

Mollët përmbajnë gjithashtu vitaminë C dhe A, por edhe pektinë e cila është fibër e tretshme që vë zorrët në lëvizje.

Ju mund të shtrydhni mollën me gjithë lëkurë për të marrë një lëng të pasur me fibër.

Mollën mund ta përzieni edhe në lëngje me fruta dhe perime për të marrë më shumë ushqyes dhe shëndet të mirë.

Lëngu i limonit

Limoni është i pasur me vitaminë C, një antioksidant që përmirëson lëvizjet e zorrëve.

Lëngun e limonit mund ta tresni në ujë dhe ta pini rregullisht.

Mjafton të shtrydhni gjysëm limoni në një gotë me ujë të vakët dhe ta pini atë çdo mëngjes dhe në mbrëmje.

Duke klikuar këtu mund të mësoni përfitime të tjera të ujit me limon.

Lëngu i kumbullës

Lëngu i kumbullës është shumë efikas kundër konstipacionit.

Përveç lëngut, ekspertët thonë se ngrënia e 100 gramë kumbulla në ditë përmirëson jashtëqitjen,

Përveç fibrës, kumbullat ofrojnë edhe magnez dhe kalium të cilat përmirësojnë lëvizjen e shëndetshme të zorrëve.

Për përgatitjen e lëngut ju duhen 300 gramë kumbulla dhe 2 litra ujë.

Ju mund t’i zieni ato për disa minuta dhe më pas t’i përzieni në mikser për të marrë një lëng të trashë, të shijshëm e plot vlera.

Lëngun mund ta ruani në frigorifer për disa ditë.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img