7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

37-vjeçari e rrah gruan brenda stacionit policor në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Viktima zakonisht janë vajzat dhe gratë, të cilat keqtrajtohen dhe rrahën edhe në vende publike.

Kështu ka ndodhur dje pasdite në stacionin policor në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me të cilën kishin shkuar që të raportojnë një rast.

çifti ishin paraqitur në stacion për të denoncuar humbjen e një shume parash dhe gjatë pritjes për intervistim, mes tyre kishte ndodhur një konflikt verbal.

E gjithçka dyshohet të ketë eskaluar, pasi 37-vjeçari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke e goditur me telefon.

Si pasojë e kësaj, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img