12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

7 mite mbi ujin që nuk kanë qenë kurrë të vërteta

Uji është një domosdoshmeri themelore, ai luan një rol të rëndësishëm ne rregullimin e funksionimit të duhur të trupit tonë. Por jo çdo thënie mbi të është e vërtetë.
Ju paraqesim 7 mite mbi ujin që nuk janë të vërteta.
Nuk është e vërtetë se gjatë kohës së ngrënies duhet të pimë shumë ujë. Nëse pimë tepër, mund të zgjasim kohën e tretjes, sepse lëngjet e stomakut do të jenë më të holluara.
Pirja e një sasie të mirë të ujit (rreth 500 ml) gjatë një vakti ndihmon dhe përmireson tretjen.
Uji nuk përmban kalori dhe asnjë yndyrë. Ndryshimet në peshë janë si pasojë e humbjes se lëngjëve për shkak të urinimit dhe djersitjes.
Nuk është e vërtetë se pirja e tepërt e ujit ju ndihmon të ruani linjat dhe të luftoni celulitin.
Për fëmijët është më mirë të alternojnë ujin mineral me ujin e pasur me kripëra, me ujërat më të pasura në kripera minerale, për shkak se një diuresis tepruar mund të varfërojë dietën e kriperave të trupit në rritje të dobishme.
Në kundershtim me atë që mendojnë shumica e njerëzve kalciumi i pranishëm në ujë absorbohet shpejt nga një mekanizem i ngjashëm me atë të qumështit.
Nuk është e vertetë që kalciumi në uje favorizon formimin e gurëve në veshka. Në fakt të gjithë ata që vuajnë nga gurët në veshka duhet të pinë ujë me bollëk./albeu.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img