8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

72 milionë për një 16 vjeçar, Reali pranë transferimit të yllit brazilian

Real Madridi është shumë afër që të arrijë një marrëveshje me Palmeiras për të nënshkruar me talentin brazilian, Endrick, i lindur në vitin 2006.

Bisedimet për kushtet personale janë në fazën finale me Endrickun, ndërsa edhe me Palmeiran bisedimet janë duke shkuar shumë mirë.

Real Madridi është i gatshëm që të paguajë 60 milionë euro plus taksat, ndërsa raportohet se tarifa e transferimit të Endrick mund të arrijë shifrën e 72 milionë eurove.

Marrëveshja ende nuk është punë e kryer por Reali dëshiron me çdo kusht që të arrijë marrëveshje sa më shpejt për të larguar klubet e tjera nga gara.

Endrick do t’i bashkohej Realit në muajin korrik të vitit 2024, kur ai të mbush 18 vjeç.

Paris Saint-Germain është larguar nga gara për ta transferuar Endrick, ku kishte ofruar 58 milionë euro drejt Palmeiras. Kampioni francez kishte ofruar 35 milionë euro edhe për Estevaon (talent 15 vjeçar) i cili po ashtu luan për Palmeiran.

Propozimi total i PSG-së për Endrick e Estevaon prek shifrën e 93 milionë eurove por presidenti i Palmeiras e refuzoi këtë ofertë, kështu PSG largohet nga gara për të transferuar dy yjet brazilianë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img