14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

A mund të shpëtohet dështimi i elitës politike në Kosovë?

Dështimi i elitës politike në Kosovë për të vënë në funksion unitetin e faktorit te brendshëm përballë një varg çështjesh vitale, përfundimisht ngre në pikëpyetje kapacitetet tona shtetndërtuese.

A e ka vërtetë fuqinë e nevojshme faktori i brendshëm politik, përfshirë këtu te gjitha partitë politike parlamentare e jo parlamentare, që do të mund ta çonin përpara procesin e ndërtimit e të forcimit të shtetit?

A është e gatshme shoqëria, media, shoqëri civile, institucionet e pavarura profesionale, universitetet, akademitë, biznese e ndërmarrës të të gjitha madhësive të vihemi në funksion të qytetarit dhe shtetit, përtej përcaktimeve personale?

Janë një varg çështjesh të shpërfaqura kryesisht në mandatin e kësaj legjislature që të vënë përballë dilemave të mëdha kundruall kapaciteteve shtetërore që ka Republika e Kosovës?!

Shoqëria e Kosovës sot është mbërthyer në debatin mbi shpërthimin e luftës, në kohën kur e gjithë bota është përcaktuar të mobilizohet kundër saj!

Sot shoqëria e Kosovës diskuton për shkëmbim territoresh, në kohën kur në veç jemi përcaktuar për kufijtë tanë aktual!

Flasim për shkëmbim territoresh në kohën kur ‘Institucionet’ tona kanë dështuar të shtrijnë autoritetin anë e kënd Kosovës!

Sot Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në botë.

Flasim vazhdimisht për liberalizim vizash, ndërkohë dikasteri përkatës mbetet pa drejtues, si pasojë e papërgjegjësisë politike.

A ka kush merret me punët e vërteta që i ka shteti dhe institucionet e Kosovës si dhe me nevojën dhe shërbimin e tyre për qytetarin e Kosovës a nuk ka?!

Kosova ka gojën plot ShBA, ndërsa ka refuzuar të kalojë demarkacionin që ka qenë kërkesë ekskluzive e përfaqësuesve më të larte te super shtetit mik të shqiptarëve. Me këtë rast kjo elitë politike ka përbalt gjithë investimin dhe përkushtimin amerikan ndaj Kosovës.

Pse pozita e opozita nuk janë marrë vesh bashkërisht me kalua demarkacionin ku ka pasur realisht mundësi dhe kur ka mundësi edhe sot e këtë ditë?!

Si shoqëri në vijimësi kemi ndërtuar mite mbi të pavërteta të mëdha, duke shmangë vëmendjen nga problemet substanciale që janë preokupimi real i qytetarëve të këtij vendi.

Kosova nuk e ka problem luftën o njerëz.

Kosova nuk i ka problem kufijtë, sepse zyrtarisht ata janë nën administrimin e NATO-s.

Kosova e ka problem vetveten.

Kosova e ka problem krimin e brendshëm, mosundimin e ligjit.

Kosova e ka problem funksionalizimin e republikës në shërbim dhe dobi të qytetarëve të vendit.

Kosova e ka problem mundësinë për perspektivë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim./Indeksonline/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img