9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

A u lind me të vërtetë Jezusi më 25 dhjetor?

Lindja e Jezu Krishtit është elementi më thelbësor i historisë së Krishtlindjeve.
Prej këngëve të përbashkëta e deri tek imazhet e skenës së lindjes së Krishtit, ideja se Krishtlindja është ditëlindja e tij besohet kudo.
Por, ajo që pranohet zakonisht nga besimtarët nuk është saktësisht e vërteta e historisë, thuhet sipas Mark Goodacre, profesor në Departamentin e Fesë në Universitetin Duke.
Ungjilli i Mateut dhe Ungjilli i Lukës janë të vetmet të dhëna rreth lindjes së Jezusit në Dhjatën e Re. Edhe nëse fjalët e tyre pranohen si të vërteta, secili prej tyre e thotë një histori tjetër – Luka fokusohet në Nazaret dhe Mateu vetëm në ngjarjet në Betlehem – dhe në asnjërin nga këta libra nuk jepen detaje sa i përket datave kalendarike, transmeton Gazeta Express.
“Është aq e vështirë me të vërtetë sepse tregohet aq pak rreth lindjes në librat e Mateut dhe Lukës. Shkrimtarët e ungjijve shumë rrallë tregojnë se kur kanë ndodhur gjërat dhe kohën e vitit”, thotë Goodacre.
“Nuk merrni ndonjë detaj zyrtar kështu që jemi në errësirë të vërtetë në këtë”, shtoi ai. Që të dy librat përmendin se lindja e Jezusit ndodhi kur Heroidi i Madh, një mbret romak, ishte ende gjallë, por që ende ndryshojnë nga njëri-tjetri me rreth 10 vjet llogaritje.
Të dhënat e Lukës thonë se Jezusi ishte rreth 30 vjeç kur filloi të predikonte, që do ta çonte vitin e tij të lindjes prapa në vitin 1 p.e.s. Sot, megjithatë, duket se Luka e llogariti keq vdekjen e Herodit, që do të thotë se Jezusi ka mundur të lindte në vitin 4 p.e.s., rreth 2,019 vjet më parë.
Gjërat bëhen edhe më të komplikuara kur e shtoni faktorin e 25 dhjetorit në gjithë këtë. Dijetarët shpesh theksojnë se ungjilli i Lukës citon se kishte barinj në terren në Krishtlindjen e parë, që sugjeron se Jezusi nuk lindi në dimër.
“Ka gjithashtu një ide se Maria dhe Jozefi u nisën në një udhëtim epik nga Nazareti për në Betlehem në mes të dimrit me Marinë duke qenë shtatzënë, e cila duket me të vërtetë e pabesueshme”, thotë Goodacre për Time.
Time madje kishte shkruar më 2004 rreth debateve mbi të vërtetën tekstuale të ungjijve, duke thënë se “të gjithë e pranojnë se përfundimet kryesore rreth jetës së Jezusit nuk janë të bazuara në të dhëna të mjekësisë ligjore. Nuk ka asnjë dëshmi të veçantë fizike për pikat kyçe të historisë”.
Në librin e tij të vitit 2012, “Jezusi i Nazaretit: Fillimet e Rrëfimeve”, Papa Benedikti hedh dyshime mbi shumë çështje rreth lindjes së Jezusit. Dhe konfuzioni i Krishtlindjeve nuk përfundon tek çështja se kur lindi Jezusi.
Shumë njerëz e imagjinojnë Marinë dhe Jozefin duke shkuar në një lloj hani në Betlehem, thotë Goodacre, dhe përfundojnë në një ahur për shkak se nuk mund të merrnin një dhomë.
Shumë njerëz që e festojnë Krishtlindjen, megjithatë, duken të qetë në lidhje me dëshmitë tekstuale. Sipas një studimi të Pew në vitin 2014, 65% e të rriturve amerikanë besojnë se gjithsesi historia e Krishtlindjeve është faktikisht e vërtetë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img