8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

A u varros si myslimanë Presidenti Rugova?(Video)

Ish-ministri i Kulturës dhe njëri nga njerëzit e afërt të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka mohuar kategorikisht se ish-presidenti ishte konvertuar në të krishterë.

Kështu, Haraqija ka mohuar një prej thashethemeve që ka përcjell njeriun më me ndikim në historinë e shtetit të Kosovës.

“Jo, jo edhe jo. Nuk është konvertu (në katolik)”, ka thënë Haraqija në RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se ka qenë organizator i ceremonisë së varrimit të ish-presidentit, dhe se është kujdesur që varrosja të ndodhte sipas riteve të fesë islame.

“Kam shku te Rexhep Boja. Ai gjallë është! E kam pyetur se si duhet me ba (varrimin). Sidomos, me pasë kujdes që koka me qenë kah kibla”, ka thënë Haraqija. “Varri aty është. Mund të shkoni dhe ta verifikoni”.

https://youtu.be/fkrxmkRMcxI

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img