2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

AAK: Çdo tentim për kontrabandim të demarkacionit, do të eskalojë në zhvillime të dhunshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se versioni aktual i Demarkacionit e ka marrë përgjigjen dje në konferencën shkencore.
AAK përmes një njoftimi për media ka thënë se vota kundër nënkupton mosratifikimin e versionit aktual të kufirit me Malin e zi, shënon edhe fillimin e zgjidhjes së kësaj çështjeje që e ka mbajtur peng vendin për afro një vit.
Njoftimi i plotë:
Versioni aktual i Demarkacionit e ka marrë përgjigjen dje në konferencën shkencore. Tash mbetet që kjo përgjigje të formalizohet edhe me votën kundër të deputetëve në Kuvend.
Vota kundër që nënkupton mosratifikimin e versionit aktual të kufirit me Malin e zi, shënon edhe fillimin e zgjidhjes së kësaj çështjeje që e ka mbajtur peng vendin për afro një vit.
Demarkacioni me Malin e zi, është një çështje jetike për Kosovën, dhe ky proces duhet të zhvillohet me profesionalizëm të plotë dhe në përputhje me standardet dhe me interesat e të dyja shteteve. Ky proces është mbipartiak. Konkluzat e një grupi deputetësh në fund të konferencës së djeshme, mund të jenë një hap fillestar i zgjidhjes së kësaj çështjeje.
Çdo përpjekje e presionit mbi deputetë, ose edhe përpjekje për ta kontrabanduar ose blerë votën pro kësaj marrëveshjeje, është papërgjegjësi totale, e cila druajmë se do të mund të eskalojë në zhvillime të dhunshme.
Institucionet e shtetit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, sot më shumë se kurrë, kanë përgjegjësi që të vihen në mbrojtje të territorit të Kosovës dhe të interesave e të stabilitetit në vend./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img