7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

AAK dhe Nisma dalin me qëndrimet përfundimtare për demarkacion

Liderët e dy partive opozitare, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, kanë organizuar një konferencë të përbashkët për media.
Në të, ata kanë paraqitur qëndrimet e tyre përfundimtare për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Haradinaj tha se ky version i demarkacionit është gabim, pasi që, sipas tij, ashtu është vlerësuar nga ekspertët.
“Por qeveria po e detyron një version të gabuar. Më së miri do të ishte rrëzimi i këtij versioni. U bëjë thirrje deputetëve të mos e votojnë”, tha Haradinaj, raporton KTV.
Ndërkaq, Limaj tha se Qeveria do kishte qenë më mirë që këta muaj t’i shfrytëzojë për të ndërtuar konsensus për këtë çështje, sesa që të insistojnë “me veshë të shurdhër” në versionin e tyre.
“Ne po e shohim një rast të humbur nga kjo qeveri e papërgjegjshme, por ende ka kohë që të rishikohen pjesët e kontestueshme dhe t’i japim zgjidhje bashkërisht”, theksoi Limaj.
Ai tha se Qeveria “ashiqare po dëshiron t’ia hedhë përgjegjësinë Kuvendit”.
“Të gjithë deputetët kanë përgjegjësi, pasi kanë dhënë betimin”, shtoi Limaj.
Të dy liderët partiakë opozitarë kanë thënë se kalimi i kësaj marrëveshje krijon krizë dhe tension në vend.
“Jemi në qëndrime të njëjta me VV për demarkacionin dhe asociacionin. Nuk i bashkohemi VV-së e as nuk i ftojmë të na bashkohen, por si opozitë mbajmë qëndrime kundërshtuese për këto marrëveshje”, tha Haradinaj.
“Ardhja e Joe Biden e ka një porosi se Amerika nuk heq dorë nga Kosova. Qëndrimi zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është se kufiri është poshtë Qakorrit, por thonë ta gjejmë një zgjidhje. Ne do të kthehemi ne Kuvend për këtë temë”, u shpreh më tej Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img