8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

AAK kërkon zgjerimin e misionit të FSK-së

Aleanca për Ardhmërinë r Kosovës, përmes një kumtese thekson se vlerësuar situatën e sigurisë në vend dhe e ka quajtur atë të tensionuar, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, AAK shtë i shqetësuar pas deklaratave kërcënuese të zyrtarëve të lartë nga Serbia, si dhe veprimeve të tyre të fundit duke filluar me murin, ndalesës së Haradinaj në Francë, trenin – të gjitha këto me konotacion politik, vazhdimësi e ish-pushtetit të diktatorit Millosheviq.
“Veprimet e tilla janë provokime të hapura ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërsa rritja e numrit të ushtarëve serb në brezin kufitar me Republikën e Kosovë paraqet kërcënim direkt për mjedisin e sigurisë në Kosovës dhe rajon”, thotë kumtesa e cila në fund shton se nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente si dhe gjetja e një opsioni formal, do të nënkuptonte zgjerimin e misionit të FSK-së deri në krijimin e kushteve për transformim të plotë të saj në ushtri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img