7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku: Kurti amnisti për të korruptuarit si Martin Berishaj, rehabilitim për kriminelët e luftës si Oliver Ivanoviqi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky pushtet ka hyrë në rrugën e ‘theqafjes’ siç shprehet ai.

Ai ka thënë se i ka dy kërkesa ndaj pushtetit të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku ka deklaruar se duhet të shkarkohet ambasadori Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sipas tij, është i përfshirë në shpërlaje parash.

Po ashtu, ai dëshiron që të ketë kërkim falje për deklaratën e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, në lidhje me politikanin serb Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e pestë të vdekjes së tij.

“Teksa i shikojmë këto dy skandale që na përshfaqen nga ky pushtet dhe kjo qeveri. Unë kam një pytje ndaj qytetarëve: ‘A është ky ndryshimi që kemi pasur nevojë gjithë, që të amnistohen të korruptuarit, dhe të rehabilitohen kriminelët e luftës për më shumë pushtet?’”.

“Sot, në këtë kuvend, i kam dy kërkesa. Shkarkim të parin dhe mbajtje përgjegjës gjithsecilin të ndërlidhur me të. Kërkim falje për lartësimin e një krimineli të luftës nga kryeministri i Kosovës. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë”, ka thënë Abdixhiku./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img