10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku prezanton ministrat që shkelën Kushtetutën: Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka uruar ditën e Kushtetutës.

Ai në këtë postim ka publikuar ministrat: Haxhiu, Nagavci, Svecla, Hajdari dhe Murati, duke I quajtur si shkelësit e Kushtetutës.

Më tutje, Abixhiku ka pyetur se a është dy ndryshimi për të cilin kishte Kosova?

Postimi I plotë:

Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje.

Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?

Urime Dita e Kushtetutës qytetarë. Kosovën do ta bëjmë vërtetë më të mirë një ditë. Sepse vendi ynë meriton më shumë; meriton më mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img