7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku shtron iftar për myftiun Tërnava dhe anëtarët e tjerë të BIK-ut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku ka pritur për iftar myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me bashkëpunëtorë.

“Këto ditë të fundit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë luten për agjërim të pranuar dhe të dalin nga ky muaj të pasuruar shpirtërisht. Le të shërbejnë këto ditë për të dhënë mesazh për më shumë solidaritet, tolerancë dhe paqe në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e LDK-së në Facebook.

Sipas këtij subjekti politik, qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndan me ata në nevojë.“Le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, thuhet tutje ne postim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img