10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku tregon pse Agim Veliu nuk është më kryetar i degës së LDK-së në Podujevë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Agim Veliu nuk ka shprehur ambicie për të qenë kandidat për kryetar të Podujevës dhe se LDK-ja ka zgjedh kandidatët që kanë më shumë gjasa për fitore.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Abdixhiku u shpreh se të gjitha kompetencat edhe të degës së LDK-së në Podujevë i kanë kaluar Ekrem Hysenit që është edhe kandidati për kryetar të kësaj komunë në zgjedhjet që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

“Kompetencat i kanë kaluar kandidatit për kryetarë të Podujevës, dr. Ekrem Hyseni, vendimet do të jenë pothuajse për çdo komunë, nuk ka të bëj me individ, por me një proces normal”, u shpreh Abdixhiku pas mbledhjes.

Ai u shpreh se “kemi zgjedhur kandidatët që kanë gjasa më të larta dhe Veliu nuk ka shprehur ambicie për të qenë kandidat për kryetar të komunës, kemi zgjedhur Hysenin që do ta rikthejë Podujevën sa më parë. Të tjerët do zyrtarizohen në ditët në vijim”, u shpreh kryetari i LDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img