0.2 C
Pristina
Friday, February 3, 2023

Buy now

spot_img

Absurde: Ministrja Nagavci shkon në Preshevë për ta takuar këshilltaren e Kurtit

Ministra e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci të hënën do të jetë për një vizitë në Preshevë.

Sipas agjendës, e para e MAShTI-t nuk do të ketë ndonjë takim me përfaqësuesit të Komunës së Preshevës.

Por e njëjta siç mëson Paparaci, do të pritet nga Ardita Sinani, e cila është edhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ato bashkë do të vizitojnë çerdhen “8 Marsi” në Preshevë.

Mes tjerash, Nagavci dhe Sinani do të marrin pjesë në fillimin e implementimit të projektit të Organizatës “Drejtoria për Inkluzionin e personave me aftësi të kufizuara”.

Kësisoj, OJQ-ja në fjalë kishte përfituar grantin më të madh prej 54 mijë euro. Fondi ishte ndarë nga Qeveria e Kosovës.

Ajo që vihet re në vizitën e Nagavcit tek kjo organizatë është fakti se OJQ-ja në fjalë në vitin 2022 kishte falënderuar drejtoreshën e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, Fitore Shahiti.

Absurditeti qëndron se pikërisht Sahiti ia kishte ndaluar qëndrimin në atë shkollë ministres Nagavci dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, të cilët më 5 shtator të 2022’s qëndruan për një vizitë në Luginën e Preshevës.

Pak para vitit të ri, Paparaci raportoi se dy njerëz të afërt me Ardita Sinanin, ish-kryetaren e Komunës së Preshevës dhe këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, kanë përfituar direkt nga fondi i Qeverisë së Kosovës për Luginën.

Gani Veseli, anëtar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) dhe Donika Behluli, bashkëshortja e Fatos Hysenit, ish-anëtarit të Kabinetit të Ardita Sinanit, kanë përfituar rreth 100 mijë euro bashkërisht nga projekte të mbështetura financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës pati ndarë në fund të vitit të kaluar, në një mbledhje të kabinetit qeveritar më 23 dhjetor, 1.2 milionë euro për Luginën e Preshevës. Mjetet i janë ndarë Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Fondi ishte vënë në dispozicion për mbështetjen financiare të studentëve, OJQ-ve dhe artistëve nga Lugina e Preshevës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img