4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Adelina Berisha debuton me këngë popullore, sjell potpuri me Taulantin Bajraliun

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Berisha, shquhet për këngët e saj të suksesshme në zhanrin pop dhe RnB.

Megjithatë së fundmi, Berisha ka vendosur të sprovojë veten edhe në një tjetër lloj muzike, me të cilën fansat nuk janë mësuar ta dëgjojnë më parë.

Bëhet fjalë për zhanrin popullor, pasi së fundmi këngëtarja nga Prishtina ka realizuar një potpuri këngësh popullore në bashkëpunim me Taulant Bajraliun.

Foto: Adelina Berisha/Instagram

Në kuadër të programeve festive për fundvit, dyshja kanë realizuar këtë duet, për të argëtuar publikun në festat e dhjetorit.

Teksa ka interpretuar këngë të zhanrit popullor dhe folk, Adelina është dukur mjaft tërheqëse në një fustan të zi dhe elegant.

Producentët Don Arbas dhe Egzon Bajraliu janë kujdesur për riorkestrimin e këngëve që dy këngëtarët i kanë risjellë në versionin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img