8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Afërdita Paqarada tregon se natën që u largua nga BBVK hajnat i hynë në shtëpi dhe e plaçkitën

Në natën Prime të Big Brother VIP Kosova, Afërdita Paqarada, njoftoi se nuk do të jetë më opinioniste e këtij formati.

Derisa bëri të ditur lajmin, ajo theksoi se për arsye personale nuk mund të vazhdojë më rrugëtimin e saj si opinioniste në këtë ‘reality shou’.

Në paraqitjen e parë pas largimit në “Big Talk”, Paqarada ndau një ngjarje që i ka ndodhur derisa ka qenë në Prime-in e fundit.

Foto: Screenshot/YouTube

“E konfirmoj, është e vërtetë, gjatë kohës sa kam qenë në Prime të Big Brother Kosova, shtëpia ime është plaçkitur”, tha ish- Missi i parë i Kosovës.

Por, Afërdita nuk tregoi sa është dëmtuar financiarisht pasi sipas saj kjo mund të dëmtoi hetimet.

“Rasti është nën hetime të Policisë së Kosovës, kështu që më shumë detaje nuk do të doja të jap për të mos dëmtuar hetimet”, shtoi ajo mes tjerash.

Foto: Screenshot/YouTube

Krahas kësaj, deri më tani nuk është zbuluar ndonjë emër që do t’ia zë vendin bukuroshes shqiptare.

Kujtojmë që Gjon Karrica u largua nga BBVK për shkaqe shëndetësore, ndërsa Fis Juniku ka qenë i eliminuari i fundit nga ky shou.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img