15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Afro 20% e të rinjve nuk e vlerësojnë asnjë parti politike

Në sondazhin e fundit të KDI-së ka dalë se 19.6 e të rinjve nuk e shohin si vlerë asnjë parti politike.

Kjo shifër për analistët Petrit Zogaj dhe Astrit Gashi është e madhe, njofton Klan Kosova.

“20 përqind e të rinjve me qenë të painteresuar për politikë është shifër e madhe”, ka thënë Gashi në Zona B.

“Shoh liderë të cilët duhet ta pyesin veten, çka këta njerëz kanë bërë keq në mënyrën që bëjnë politike që të rinjtë nuk i shohin opsion”.
“Shpend Ahmeti është shqetësuese që pëlqehet me vetëm 4.6 % e të rinjve”, ka pohuar Gashi.
“Ai është i ri po ashtu, ka diplomuar në shkollat më të larta, ai duhet ta pyes veten seriozisht, mos nuk është politikan fare por është një burokrat. E njëjta vlen për Mimoza Kusari-Lilën”.
“Shpjegimi i thjeshtë, për mendimin tim, sikur të isha në vend të këtyre dyve, e kisha marrë në pikëpyetje çdo qëndrim politik, pasi ndoshta është bërë burokratik dhe të rinjtë nuk po lidhen me të”, ka theksuar Gashi.
Kurse për Petrit Gashin supozohet se përmes një anëtarësimi në subjekt politik dhe përmes një procesi korruptimi mund të zihet një vend pune.
“Të gjithë po duhen me u marr me politikë, edhe taksisti, edhe mjeku edhe të gjithë”.
“Baza e mbjelljes së të menduarit për korruptim është partia politike, kam problem me partinë politike jo me një 17 vjeçar pasi ai nuk është i informuar ta dallojë politikën prej partisë politike edhe ta dallojë se kur ai do me e keqpërdor atë”, pohon Zogaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img