21.3 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Buy now

spot_img
Array

Bahtiri: Komuna ka hyrë në borxhe 600 mijë euro për infrastrukturën në Zonën e Lirë Ekonomike

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka thënë gazetës “Zëri” se komuna ka hyrë në borxhe 600 mijë euro për ta rregulluar infrastrukturën në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër, ndërsa siguron se 17 kompani të ndryshme, të cilave u janë dhënë parcela në këtë zonë, do të nisin të punojnë me përmirësimin e motit. Në mesin e investitorëve, asnjë kompani e huaj.

Në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër të Mitrovicës, me gjithë infrastrukturën e rregulluar dhe me gjithë interesimin e shumë kompanive kosovare dhe të huaja për të investuar në Mitrovicë, ende nuk shihet ndonjë investim. Deri më tani vetëm një kompani ka filluar të punojë seriozisht, “Bunjamini” nga Mitrovica, e cila ishte kompania e parë që kishte filluar të ndërtojë fabrikë në këtë zonë, në shtatorin e vitit të kaluar.

Në hapësirën e Zonës së Lirë Ekonomike prej 46 hektarë tokë, 20 kompanive u janë ndarë parcela falas, të cilat deri në fund të vitit që lamë pas ishin zotuar se do të fillojnë të punojnë. Me fillimin e punës së këtyre bizneseve ishte planifikuar që të punësoheshin mbi dymijë mitrovicas, shumica prej të cilëve në këtë vit.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë për “Zërin”, të martën, se komuna ka krijuar kushte dhe klimë ideale për bizneset që dëshirojnë të investojnë në Mitrovicë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,959FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles