10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Agim Çeku optimist: Ushtria e Kosovës do të themelohet shumë shpejt

Kosova nuk e ka Ushtrinë e saj, dhe nevoja për ta pasur atë po vërehet çdo ditë e më shumë, veçanërisht duke analizuar zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe në rajon, e të cilat janë dëshmi se krijimi i saj është domosdoshmëri.

Edhe Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK në mbledhjen e së martës doli në përfundim se themelimi i ushtrisë duhet të bëhet urgjentisht, e të mos mbesin peng të Listës Serbe.

Kjo iniciativë e këtij komisioni po mirëpritet nga ish komandanti i UÇK-së Agim Çeku, i cili tha për lajmi.net se nuk duhet lejuar që një subjekt (Lista Serbe) ta mbajë peng Kosovën. Ai vlerëson se themelimi i saj varet vetëm nga vullneti politik, ndërkaq beson se ky vullnet tanimë ekziston.

“E mbështes qëndrimin e Komisionit Parlamentar që ka kohë që ka qenë duke e pritur Listën Serbe, por ne nuk guxojmë që një subjekt ta mbajë peng  krejt procesin ta mbajë peng  Kosovën dhe ne duhet të lëvizim përpara që të ndërtojmë institucionet tona të sigurisë, dhe ky opsion që e kanë përfolur që të plotësohet dhe ndryshohet  ligji i FSK-së dhe TMK-së dhe të ngarkohet me detyrë dhe mision ushtarak dhe mbrojtës, pra unë e mbështesë një gjë të tillë por ka edhe opsione të tjera. Themelimi i Ushtrisë së Kosovës varet vetëm nga vullneti politik dhe unë mendoj se ka vullnet politik dhe shumë shpejtë do të aprovohet në Kuvend që të sillen ndryshime”, theksoi Agim Çeku për lajmi.net.

Në mbledhjen e Komisioni të Sigurisë u diskutua edhe një mundësi se si të arrihet deri tek themelimi i Ushtrisë dhe kjo ishte që të bëhej rritja e buxhetit për FSK-në duke ia zgjeruar kështu kapacitetet asaj pas pasur nevojë ndryshimin e emrit.

“Për më u bë ndryshime në Kushtetutë nevojitet edhe vota e deputetëve serbë, ndërsa sa i përket rritjes së buxhetit, buxheti është i aprovuar me ligj dhe çdo ligj mund të plotësohet dhe ndryshohet varësisht nga prioritetet  dhe kërkesat që i ka Kosova”, u shpreh ish komandanti i UÇK-së, Agim Çeku.

Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është paraparë që prej më shumë se dy vjetësh por themelimi i saj po zvarritet në vazhdimësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img