8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

AGK dënon sulmin ndaj RTK-së

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me sulmin me bombë dore ndaj Radio Televizionit të Kosovës.
Në një njoftim për media, ata kanë dënuar sulmin dhe kanë kërkuar nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera që ta hetojnë me urgjencë këtë rast në mënyrë që të gjenden autorët.
“Ky sulm është veprim kriminal dhe duhet të sanksionohet. Nga sulmi kanë mundur të pësojnë kolegët gazetarë, disa prej të cilëve në kohën e shpërthimit kanë qenë në vendin e tyre të punës. Fatmirësisht askush nuk ka pësuar nga ky sulm”, thuhet në njoftim.

Ata kanë shkruar se sulmet e tilla që kanë qëllim ushtrimin e presionit dhe frikës mbi gazetarët, nuk duhet të lejohen nga institucionet e sigurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img