8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Më shumë kemi të përbashkëta sesa dallime

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot zhvilloi një takim me disa nga liderët e partive politike shqiptare që fituan mandate në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, gjegjësisht me përfaqësuesit e koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, pasi përfaqësuesit tjerë të partive shqiptare nuk ju përgjigjën ftesës së Ahmetit, përcjell Telegrafi Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas përfundimit të takimit që zgjati më shumë se dy orë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk ka treguar shumë detaje për pikat, për të cilat është diskutuar. Ai theksoi se dallimet mes këtyre subjekteve politike janë më të vogla se sa çështjet që i bashkojnë.
“Dallimet mes nesh janë shumë më të vogla sesa çështjet e mëdha që na bashkojnë që ne si shqiptarë, të dalim me një zë për çështjet që kanë të bëjnë me të gjithë qytetarët shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, pa dallim se cilës parti i takojnë, sepse gjërat që kanë të bëjnë me shqiptarët, janë shumë të përbashkëta”, ka theksuar Ahmeti.
Përfaqësuesit e partive politike shqiptare, megjithatë nuk kanë bërë të ditur se me cilin nga subjektet politike maqedonase do të ulen për të biseduar rreth kërkesave që do t’i harmonizojnë në një platformë të përbashkët./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img