7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti, Zafir Berishës për DokuFestin: Duhet të hiqni dorë nga mentaliteti i mahallës në Prizren

Analisti Arben Ahmeti ka reaguar ashpër pas deklaratave të deputetit Zafir Berisha i cili ka thënë se DokuFest duhet të thirret DokuDroga, DokuAlkooli apo DokuProstutucioni!
Ahmeti tha se dëshiron të besoj se Zafir Berisha është keq i këshilluar e informuar dhe reagimi i tij për DokuFest është si rezultat i kësaj të keqe.
Lexoni të plotë postimin e Berishës në Facebook:
“Dua të besoj se Zafir Berisha është keq i këshilluar e informuar dhe reagimi i tij për DokuFest vije si rezultat i kësaj të keqe.
Përndyshe, reagimi është tepër i keq, përmban të pavrëteta e fyerje që nuk i takojnë asnjë deputeti e sidomos jo një deputeti të opozuitës.
DokuFest është organizimi më i fuqishëm dhe më i mirë kulturorë e shoqërorë në gjithë Kosovën e pasluftës. Zafa dhe të tjeret që mendojnë si ai duhet të heqin dorë nga mentaliteti i mahallës në Prizren, kur e shihnim si të keqe secilin të huaj që na hynte në mahallë (Të dashurit e qikave të kojshisë ishin këta të huajt ???? ).
Zafe, droga të cilën i referohesh sot përdoret edhe nëpër darsma. Ata që ashtu sic thua t`i pijnë drogë, e bëjnë këtë me ose pa festival.
Zafe, duhesh me heq dorë nga gjuhadhe mendesia e pasluftës kur jemi tute se dikush krejt fshehurazi e si për inat pretendon me e barazu luftën e UCK-së me cilëndo tjetër. Nuk ndodh kjo. As tash, as kurrë.
Zafe, në vend se të rreshtohesh me Ramadan Mujën dhe të tjerët që janë për korrupsionin e kundër kulturës të takon si opozitar më ndrru qëndrim” (sic)./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img