20.7 C
Pristina
Saturday, May 28, 2022

Buy now

spot_img
Array

AKP-ja shet disa nga pronat që ishin uzurpuar që nga paslufta

Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP) në ceremoninë zyrtare për hapjen e ofertave të Shitjes së Aseteve në Likuidim e 28-të, hapi ofertat për 57 Njësi, ku shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të me çmim më të lartë prej 7 milionë e 11 mijë e 141 euro. Kurse, totali i ofertave të pranuara ishte 187.

Prej katër njësive me oferta më të larta ishte shitorja 28 Nëntori në Gjilan me ofertuesin L137 në vlerë prej 1 milionë e 175 mijë e 320 euro. Kurse, Gërmia-shitorja nr. 153 sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë ishte me ofertuesin L184 me çmimin më të lartë prej 555 mijë e 555 euro, si dhe Gërmia shitorja nr. 197 sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë me ofertuesin L127 me çmimin më të lartë prej 590 mijë euro.

Disa prej këtyre pronave për të cilat u hapen ofertat janë të liruara në vitin e kaluar nga uzurpatorët.

Vlen të theksohet se libraria Rilindja në Prishtinë, ishte me vetëm një ofertues në vlerë prej 10 mijë e 222 euro. Ndërsa, i mbetet Bordit të AKP-së që t’i aprovojë këto oferta me çmimin më të lartë për Njësi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles