14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

AKP shpërndan mbi 2.9 milionë euro për 5720 punëtorë

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), në vazhdën e aktiviteteve të saj, ka ekzekutuar vendimet për shpërndarjen e fondeve të 20 %-shit të dedikuara për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore.
Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 42 ndërmarrje shoqërore.
Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është 2,936,825 euro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 5.720 punëtorë.

Transferi i këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime).
Në total, Agjencia deri më tani ka shpërndarë mbi 108 milionë euro për rreth 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të Ndërmarrjeve Shoqërore, kurse vetëm gjatë vitit 2016 Agjencia ka arritur që të shpërndajë shumën prej 4,193.672 euro.
Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa Ndërmarrje Shoqërore tjera./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img