13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

AKR shpalos planet për investime në Komunën e Drenasit (FOTO)

Kandidati i AKR për kryetar të Drenasit, Elmi Thaçi i shoqëruar nga kryetari i këtij subjekti politik, Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtorë ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Drenas me vizita në disa fshatra të këtij rajoni, njofton kjo parti, transmeton Klan Kosova.
Si pikë strategjike  për investime të reja, vizitat filluan nga fshati Krajkovë.  Aty Behgjet Pacolli, deklaroi se Drenasi posedon kapacitete natyrore për zhvillim ekonomik. Ai foli për domosdoshmërinë e zhvillimit të bujqësisë si dhe për fuqizimin e prodhimtarisë vendore.
“Ne si AKR bazohemi në prodhimtari vendore nga lënda e parë e deri tek shitja e produkteve. Në fabrikën e kërpudhave në Drenas do të punojnë mbi 300 punëtorë, ndërsa me Qeverisjen e AKR-së, Kosova do të këtë rritje ekonomike mbi 10%”, ka thënë Pacolli që ka shtuar se AKR-ja e ka vullnetin dhe eksperiencën për zhvillimin e vendit.
Më pas vizita ka vazhduar tek lumi Drenica, ku u tha se u pa papastërti e madhe e lumit dhe degradim që i është bërë natyrës.
Kandidati AKR-së për kryetar të Drenasit foli për rrezikun i cili ju kanoset qytetarëve të këtij rajoni nga shfaqja e epidemive si pasojë e ndotjes së lumit nga ujërat e zeza.
Thaçi,i shoqëruar nga kryetari Pacolli, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri si dhe delegacioni përcjellës nga AKR-ja,  ka vizituar edhe bizneset e vogla të këtij rajoni.
Në këtë vizitë, Presidenti Pacolli, ju premtoi tregtarëve se Elmi Thaçi do ta ketë përkrahjen e tij të plotë në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.
Lideri i AKR-sëka pohuar  se do të rregullohet edhe infrastruktura dhe do të aplikohen lehtësirat financiare për këto biznese të cilat përballen me vështirësi të ndryshme.
pacolli2pacolli3 pacolli4

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img