7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Aksidenti i rëndë në Qafë Thanë, transportohen drejt Tiranës dy nga të plagosurit

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas.

Mësohet se dy nga personat e plagosur janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Të plagosurit raportohen të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në aksident u përfshinë një autobus dhe një makinë. Pas përplasjes, makina shpërtheu në flakë dhe për pasojë mbetën të plagosur 6 persona, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.

Dëme materiale janë shkaktuar edhe tek autobusi. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img